Përpjekje për të ndalur Vjosën, efektivë të Bunavisë forcojnë argjinaturën e trasesë së hekurudhës

573
Në përpjekje për të ndalur vërshimin e Vjosës, efektivë të Forcave të Armatosura nga Shkolla e Trupës në Bunavi dhe të komandës mbeshtetëse nisin ndërhyrjen për forcimimin e argjinaturës së trasesë të hekurudhes Fier-Vlorë.
Ndërkaq raportohet se rreth 400 efektivë të FA janë aktualisht të angazhuar në terren. Ne total jane evakuuar deri më tani 89 persona.
Situata vijon të jetë e rënduar në 6 fshatra të rrethit të Vlorës pas reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje.
Në orët e pasdites pritet një përmirësim i situatës dhe tërheqje e ujit. Ka mbi 80 banesa brenda të cilave ka depërtuar uji.
Sigal