U vetëplagos me armën e shërbimit, policia jep detaje për të shtënat te Pediatria: 47-vjeçari, punonjës i burgjeve

75
Sigal

Policia e Tiranës bëri me dije se personi që u plagos pasditen e sotme në parkimin e QSUT, pranë Pediatrisë është punonjës Policie në sistemin e burgjeve.

Në njoftimin zyrtar pas të shtënave që shkaktuan jo pak panik në ambientet e spitalit “Nënë tereza”, policia deklaron se 47-vjeçari u vetëplagos me armën e shërbimit dhe ndodhet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

“Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.