Kurbin, sekuestrohen 930 fidanë kanabis, 3 të arrestuar, procedohet kryeplaku

290
Tre persona u arrestuan në flagrancë në kuader te operacionit “Befasia”, si kultivues të 930 fidanë bimë narkotike Cannabis -Sattiva.

Policia njofton e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit dhe Drejtori i Mjedisit.

Më datë 08.06.2017, në vijim të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u ushtrua kontroll territori dhe në Kurbin, në fshatin Gërnac , në vendin e quajtur “Livadhet e Gërnaces” , u konstatuan 2450 gropa të hapura dhe pranë kësaj parcele u gjetën 62 kutia polisteroli me nga 40 kubikë secila , ku rezultonin të mbira në këto kubikë 930 fidanë bimë narkotike Cannabis – Sattiva me lartësi 1-2 cm të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore , u arrestuan në flagrancë shtetasit :
-Xhaferr Lika, 29 vjeç, banues në Kurbin
Elez Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin
Gazmir Lika, 26 vjeç, banues në Kurbin

Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 284-25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
-S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac
– N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin , me detyrë Drejtor Mjedisi
Vepra penale në ngarkim të tyre “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.