Vendi ku u gjet i ekzekutuar një nga grabitësit e Rinasit

404
Sigal

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes.

Burime policore thanë pë Boldnews se viktima u gjet brenda në fugonin e bardhë që u përdor gjatë grabitjes. Në fugon u gjetën armë zjarri me municione.

Lexo edhe: DETAJE/ “Rinasi” – Grabitësit shkëmbim zjarri me Policisë, kush mbeti i vrarë…

Lexo edhe: DETAJE/ Grabitja me 1 të vdekur në Rinas, kujt i përkisnin 2 mln eurot… (VIDEO)

Ky është vendi ku u gjet i ekzekutuar një nga grabitësit.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-09-at-16.14.06.mp4?_=1