U plagosën gjatë garës/ Dy çiklistë në gjendje të rëndë, do të transportohen me helikopter drejt Tiranës

17
Sigal

Disa çiklistë mbetën të lënduar nga një përplasje që ndodhi gjatë garës që ata po zhvillonin në Vlorë.

Sipas burimeve dy prej tyre aktualisht raportohet se janë në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit që ndodhen në gjendje kritike për jetën pritet që të transportohen me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Sipas informacioneve çiklistët u përplasën me njëri-tjetrin teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni në aksin Vlorë- Himarë-Llogara.