Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani: Unë nuk jam SPAK-u dhe nuk do bëhem asnjëherë SPAK-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve

49
Sigal

Kreu i ILD, Artur Metani prezantoi raportin vjetor të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2023, në Komisionin e Ligjeve. 

Unë nuk jam SPAK-u dhe nuk do bëhem asnjëherë SPAK-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kjo është themelore sa i përket institucionit të kontrollit të jashtëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve siç është Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë performon me standarde, standarde të konfirmuara nga këshillat dhe nga KPA. Dhe kjo është themelore për t’u trajtuar si standard pune i kontrollit të jashtëm që bën Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

NOA

Pse është e rëndësishme kjo që po them, sepse Reforma në drejtësi këtë pati lajtmotiv dhe ka sot pavarësinë e prokurorëvedhe gjyqtarëve dhe problemet sistemi i zgjidh vetë nëpërmjet shkallëve të gjykimit. Kontrolli i jashtëm siç bën Inspektori i Lartë i Drejtësisë ishte për gjerë që ligji dhe kushtetuta i kanë parashikuar qartë, dhe ato janë zbatuar qartësisht. Numri i ankesave, mund të jetë shumë. Neve nuk na impresionon shumë, janë çuar më shumë hetime, apo më pak hetime. Në vitin 2023 janë çuar 6 procdime edhe pse janë kkryer18 hetime disiplinore. Në vitin 2022 kanë qenë 22 procedime disiplinore. Ne shohim standardin dhe këto janë kufijtë që vihen për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe arkivimi i ankesave është një standard që i vihet punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk është e saktë shifra 0.7, meqë ra fjala. Janë trajtuar vitin e kaluar 2340 ankesa, që do të thotë që çdo qytetar, pra 2340 qytetarë kanë marrë përgjigje për ankesën e tyre dhe sipas kushtetutës dhe sipas ligjit ka pasur të drejtën që vendimarrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ta ankimojnë dhe ka ndodhur kjo në 110 raste, janë ankimuar vendimmarrjet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Këshilla dhe nuk ka asnjë rast që këshillat ta kenë orientuar Inspektorin e Lartë të Drejtësisë që të kryejë hetime të mëtejshme. Edhe ky është standardi që ka vendosur Kushtetuta, tani perceptimet e publikut qytetarëve dhe të medias janë shqetësime që ne i marrim për ditë i ndjekim në vijimësi në përputhje me ligjin për statusin. Do doja të evidentoja edhe ta theksoja këtë, është një gjë që ndoshta do e ketë efektin afatgjatë, por ngritja e standardeve sot, do ketë efekte afatgjatë. Ligji parashikon që Inspektori i Lartë të Drejtësisë të ndërhyjë në procese, pasi kanë përfunduar mbas një vendimi të formës së prerë, mbasi shkelja nga magjistrati është e përsëritur, janë parime të kontrollit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Asnjë organ që parashikon kushtetuta që kontrollon veprimtarinë hetimore të kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka evidentuar asnjë gabim në punën 4 vjeçare të këtij institucioni, e kam fjalën për Këshillat dhe KPA. Padyshim problematika ka, disa nga ato që ngritët ju janë të rëndësishme, janë në ndjekje të përditshme edhe nëpërmjet ankesave që vijnë edhe nëpërmjet informacioneve që marrim në mënyrë periodike nga gjykatat dhe prokuroritë. Padyshim ngarkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve bën punën e vet. Kjo nuk justifikon aspak neglizhencën në punë, kjo është vëmendja që i kushton Inspektori i Lartë i Drejtësisë nëpërmjet inspektimeve tematike që ka kryer. Ajo që evidentoj prapë me kënaqësi është rritja e numrit të inspektimve tematike, një inspektim tematik ju e kuptoni që nuk është një gjë kollaj. Minimalisht Inspektorin i Lartë i Drejtësisë sipas ligjit duhet të bëjë dy inspektime tematike, shortin nëpër gjykata dhe ndarjen e çështjeve në prokurori. Nga dy kemi kaluar në 5 dhe gjërat që shqetësojnë sistemin dhe çdo shqetësim ne nuk e kemi sepse i mendojmë ashtu, por e para marrim masën e ankesave që vijnë tek Inspektorin i Lartë i Drejtësisë dhe trajtojmë problematikën më të madhe që ato kanë ngritur marrim mendimet e institucioneve siç kanë qenë Prokurori i Përgjithshëm apo MD, i kërkojmë edhe Këshillave 2-3 herë, edhe kjo është një çështje mund ti drejtoheni këshillave që t’i drejtohen Inspektori i Lartë i Drejtësisë për të evidentuar problematikat që kanë nevojë të hetohen qoftë edhe për punën e tyre. Me Avokatin e Popullit është një marrëdhënie shumë e mirë, ka një reagim publik të Avokatit të Popullit në vitin 2022, institucion që evidenton punën e mirë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për trajtimin e ankesave. Avokati i popullit gjatë 4 viteve që funksionin Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka sjellë 4 ankesa, një është trajtuar dhe tre kanë ardhur në dhjetor të vitit 2023, edhe padyshim do marrin kohën e vet siç është i gjithë procesi i trajtimit të ankesave, se këtë parashikon ligji. Dhe këtu nuk ka të bëjë me bashkëpunimin e mirë, apo të keq midis institucioneve. Me Prokurorin e Përgjithshëm thashë bashkëpunimi është i shkëlqyer pikërisht për këtë shkak bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm është nënshkruar një marrëveshje në vitin 2021, sipas të cilës Prokurori i Përgjthshëm ka mundësi të monitorojë sistemin në mënyrë periodike dhe të evidentojë problematikën që prokurori shikon dhe t’ja përcjellë këto Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për veprime të mëtejshme sipas parashikimeve të Kuështetutës. Pra si me thënë Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë çdo institucioni mundësinë të ketë bashkëpunim të drejpërdrejtë me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Këtë gjë kam bërë edhe me shoqërinë civile, kemi një marrëveshje midis Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe 6 shoqatave që punojnë në fushën e drejtësisë, ku kemi rënë dakord që shoqatat mund të monitorojnë punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë edhe nuk ka nevojë fare për ndërhyrje të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të monitoruar punën e institucionit, për të marrë të dhëna nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe natyrisht për të propozuar zgjidhje, rekomandime për të përmirësuar punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.