U përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 55-vjeçari

94
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Gjolëve, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën.

Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka, i cili lëvizte me biçikletë në aksin Krujë-Vorë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë.