Një 17-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se procedimi i tij ka ardhur pasi ai u kap teksa qarkullonte me thikë dhe kanabis.
Gjithashtu është proceduar edhe një 17-vjeçar tjetër pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë).
Sektori i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.



















