U kap me drogë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Gjermani

169
Sigal

Policia gjermane ka vendosur në pranga një 36-vjeçar shqiptar pasi është kapur me drogë me vlerë 25 mijë eurosh. Shqiptari u arrestua pak pasi kaloi pikën kufitare në A76 pranë Heerlen.

Efektivët gjermanë i gjetën në makinë më shumë se 5 kilogramë marijuanë dhe më shumë se 50 gramë kokainë.

Gjithashtu shqiptari nuk kishte me vete asnjë kartë identiteti. Për këtë arsye policia e dërgoi atë në komisariat  për të përcaktuar identitetin e tij.

Sipas ZO-NËS, përveç trafikut të drogës, 36-vjeçari mund të akuzohet edhe për shkelje të paligjshme të kufirit gjerman. Ai është dërguar në paraburgim derisa të dalë në gjykatë.