Tropojë-Berat, arrestohen 2 persona me kanabis

410
Dy persona u arrestuan nga policia në aksionet antikanabis në dy qytete të ndryshme, në Berat dhe Tropojë. 48-vjeçari Shiqer Maklekaj banues në Breg Lumi Tropojë u arrestua pasi në sallën ku mbante ushqimin e bagëtive u gjetën katër thasë dhe dy qese plastike me rreth 31 kilogramë kanabis në formën e bohçes. 
Në Berat policia arrestoi 24-vjeçarin Florian Mesinllari banues në fshatin Fiermimar të Kuçovës pasi nga kontrolli i ushtruar në serën që kishte në pronësi u gjetën 39 bimë kanabis me gjatësi 1 metër.
Sigal