Sulmohet Parisi, 153 të vdekur, 200 të plagosur.100 pengje ekzekutohen. ISIS feston për vrasjet

378
Një seri sulmesh në disa pjesë të Parisit, lanë pas vetes mbi 150 të vrarë, në atë që duket të jetë ngjarja më e dhunshme në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Më shumë se 100 veta u vranë në një vend, kur të paktën tre persona të armatosur hapën zjarr nga pushkët automatike në një sallë koncertesh në Paris, para se të merrnin peng një numër pjesëmarrësish. Policia më pas ndërhyri duke vrarë sulmuesit.
Më shumë se një mijë veta po merrnin pjesë në koncertin e një grupi muzikor amerikan në sallën Bataclan. Një numër i pjesëmarrësve arritën të ikin gjatë të shtënave.
Dhjetëra të tjerë u vranë në pjesë të tjera të Parisit. Një nga shpërthimet e para ndodhi afër stadiumit të futbollit ku presidenti francez Francois Hollande ishte në mesin e shikuesve të ndeshjes së futbollit ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.
Policia largoi presidentin Hollande nga stadiumi ku u dëgjuan edhe disa shpërthime të tjera. Të paktën një nga shpërthimet, sipas autoriteteve mund të jetë kryer nga një sulmues vetëvrasës.
Ja momenti i shperthimit ne stadium
Ne Twitter, ISIS ka ndermarre persiper sulmin dhe feston per vrasjet qe sapo ndodhen ne Paris.
Sakaq, sulmet e regjistruara kanë ndodhur jo larg zonës ku ndodhet redaksia e revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila në muajin janar u sulmua nga një grup ekstremist. Në këtë akt terrorist humbën jetën 13 persona, punonjës të revistës.

Burime ende të pakonfirmuara pohojnë se shpërthimi me eksploziv në stadium dyshohet se ka qenë i planifikuar me sulm vetëvrasës.

Ora 07:00-Prokuroria franceze ka bërë me dije se 8 personat e dyshuar si autorë të masakrës së 13 nëntorit në Paris, janë vrarë. Sipas burimeve, 7 prej tyre janë vrarë nga shpërthimet vetëvrasëse, ndërsa një tjetër është vrarë nga policia.

Ora 05:00-CNN raporton per 153 te vdekur nga sulmet e djeshme ne Paris.

03:02 Kryeministri i Kanadasë, Trudeau në një konferencë për mediat pas sulmeve tronditëse në Paris u shpreh se Kanadaja do të ndihmojmë francezët në përballimin e kësaj tragjedie. Trudeau shtoi se zemrat dhe mendimet e qeverisë dhe popullit kanadez janë pranë francezëve dhe familjarëve të viktimave.

02:32 Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka deklaruar pas sulmeve në Paris se Belgjika do të rivendos kontrollet kufitare me Francën. Ai gjithashtu deklaroi se do të frocohen masat e sigurisë në vend, sidomos në aeroporte dhe stacionet e trenave.

02:28 Qeveria franceze ka vendosur mbylljen e shkollave dhe universiteteve pas sulmeve terroriste në vend.

01:50 Bilanci i viktimave në Paris ka shkuar në minutat e fundit në 158 persona të vrarë. Numri mund të rritet në orët në vijim, ndërsa disa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmet terroriste.

01:37 Shkon në rreth 140 viktima numri i personave të vrarë gjatë sulmeve në Paris, numri i viktimave mund të rritet.

00:25 Paris, fiken dritat në Kullën Eiffel në shenjë zie për vdekjen e mbi 100 personave nga sulmet terroriste në Paris.

00:12 AFP raporton se rreth 100 persona kanë vdekur vetëm në sallën e koncerteve në ‘Bataclan’.

01:03 ISIS, ka shkruar në ‘Twitter’ pas sulmeve në Francë: Tani radha e Romës, Londrës dhe Washington-it.

00:58 Përfundon operacioni në ‘Bataclan’, lirohen pengjet qe mbijetuan.

00:42 Forcat e sigurisë hyjnë në ‘Bataclan’ për shpëtimin e pengjeve. Gjatë ndërhyrjes në ‘Bataclan’, vriten dy pengmarrës.

Ora 00:30-Operacion blic i policise ne koncertin ne Bataclan.

00-25-CNN ben te ditur se pengamrresit po ekzekutojne me gjakftohtesi pengjet brenda ne koncert. Tmerri ka pushtuar Parisin, policia ben thirrje qe personat te mos dalin jashte banesave.

00:10-Nje person ka mundur te shkruaje nga brenda koncertit ku mbahen peng 100 persona peng dhe thekson se pengmarresit po qellojne dhe po vrasin nje e nga nje pengjet. “Jam i plagosur rende, shoh kufoma kudo. Ka te mbijetuar. Na ndihmoni”, eshte mesazhi i deshperuar nga brenda salles se koncertit ne Bataclan.

Ora 00-00-Presidenti francez Hollande theksoi ne nje dalje per shtyp pas ngjarjes se rende se sulmi eshte sulm i paster terrorist dhe se Franca do te mbylle kufijte per siguri. “Duhet te mbrohemi”, deklaroi Hollande duke ngushelluar familjet e viktimave.

Ora 23:59-Qindra tifoze kane mbetur te bllokuar ne stadium per arsye sigurie.

Ora 23:55-Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez. Numri i viktimave ka shkuar 60.
Ora 23:35-Deshmitare thone se sulmuesit kane thirrur ‘Allahu eshte i madh” ne arabisht dhe me pas kane sulmuar.

Ora 23:30-Rreth 100 persona po mbahen peng ne Bataclan ne nje koncert nga 5-6 persona te armatosur dhe te mbuluar. Nje person qe ka shpetuar nga pengmarresit tregon se plot 100 pesona kane mbetur peng i terroristeve. “Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Ora 23:00-ISIS po feston dhe hashtagu i tyre ne Twitter, eshte ‘Parisi eshte ne flake’.

VRITET NJË NGA AUTORËT
Ora 22:48- Një prej autorëve të sulmeve të sotme në Paris është vrarë. Sipas Europe 1, autori është qëlluar nga policët francezë.
MEDIAT FRANCEZE: KA PENGMARRJE
22:43- Mediat franceze duke cituar burime nga policia, raportojnë edhe për një pengmarrje në brendësi të Bataclan, salla e koncerteve ku ndodhi një pre breshërive me armë zjarri në qendër të Parisit. Sipas tyre 100 persona janë mbajtur peng në këtë sallë.
Pikat ku kane ndodhur sulmet

MBLEDHJE URGJENTE, HOLLANDE NË MINISTRINË E BRENDSHME
Ora 22:39- Pas largimit nga stadiumi ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani, për arsye sigurie, Presidenti Francois Hollande i është drejtuar Ministrisë së Brendshme franceze për një mbledhje emergjente me ministrin Bernard Cazeneuve.
Sigal