Tronditet Shkodra, atentat në mes të qytetit, dy të plagosur

409
Sigal

Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë. Dy persona kanë mbetur të plagpsur me armë zjarri, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa te plagosurit janë dërguar në spital. Më pas mjekët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin e rëndë.

Në qytet janë ngritur postblloqe më kapjen e personave të dyshuar apo me armë. Fillimisht burime nga vendi i ngjarjes, raportuan për një person të vrarë dhe një të plagosur, por burime zyrtare nga policia thanë se kemi të bëjmë për dy persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë në spital.