‘Kush e ka radhën’/ Amb. SHBA reagon për vendimin ndaj Shullazit

500
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në përmes një statusi në facebook, në lidhje me vendimin e dhënë dje nga gjykata e Krimeve të Rënda për bandën ‘Shullazi’.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.” -thuhet nw postimin e Ambasadës Amerikane.

“Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?” -mbyllet postimi i Ambasadës Amerikane.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje 55 vite burg në total për bandën e Emiljano Shullazit. Trupa gjykuese e kryesuar nga Fran Prendi vendosi të dënojë me 14 vite burg Emiljano Shullazi. Fajtor u gjet edhe Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djahtë i Ssullazit. Ai u dënua me 12 vite burgim për akuzat e gjobëvënies në dy raste dhe grupit të strukturuar. Për të njëjtat akuza, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u dënuan me nga 10 vite burgim, ndërsa nëntë vite u firmosën për Blerim Shullazin.