Tregtonin kokainë, arrestohet 28- vjeçari me adoleshenten

498
Dy të rinj përfunduan në prangat e policisë së Tiranës pasi u arrestuar me disa zona kokaine. Në pranga përfunduan Endri Garipi, 28 vjeç dhe një 17 vjeçare me iniciale Xh.P.
“Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW”, me targa AA181LP, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materiale, 10 doza të dyshuara si lëndë narkotike, e llojit kokainë. 
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Endri Garipi, i’u gjetën dhe sekuestruan 60 doza, të dyshuar lëndë narkotike, e llojit kokainë”, sqaron policia.
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 70 doza të dyshuar lëndë narkotike, e llojit “Kokainë”
– Një automjet tip “BMW”, me targa AA181LP
– Katër telefona celular
– Dy karta Sim
– Një shumë monetare prej 520 euro dhe 257.200 lek te reja
– Një peshore elektronike
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim”.
Sigal