Tragjike në Vlorë/ Zetori përmbyset ndërsa punonte tokën, ndërron jetë 60-vjeçari (EMRI)

71

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Vlorë, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M.K., duke punuar tokën me një zetor, ndërsa mjeti është përmbysur, e për pasojë ai ndërroi jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.