Tragjike në Vlorë, rrjedhje gazi në banesë, humb jetën çifti i bashkëshortëve

556
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një rrjedhje gazi në një banesë u mori jetën një çifti bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi në një apartament në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin bregdetar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se të dy, Rrok Tata dhe Prena Tata, 65 dhe 49 vjeç janë asfiksuar nga gazi.
Pasi u njoftuan për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me forcat zjarrfikëse dhe ambulancën.
Sigal