Detajet nga ngjarja në Vlorë/ Dy bashkëshortët kishin humbur jetën që dje (EMRAT)

568
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku burrë e grua humbën jetën pasi u asfiksuan nga një rrjedhje gazi.
Raportohet nga vendi i ngjarjes, në lagjen ‘Pavarësia’, se çifti i bashkëshortëve kishin ndërruar jetë që dje, ndërsa janë gjetur sot të pajetë në banesë.
Mësohet se qenë të afërmit e çiftit që kanë njoftuar policinë, pasi prej ditësh nuk kishin dëgjuar prej tyre.
Pasi u njoftuan për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me forcat zjarrfikëse dhe ambulancën.
Sigal