Tmerr në Delvinë, i moshuari invalid dhunohet barbarisht dhe më pas grabitet

528
Një 72-vjeçar në Delvinë ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Muzinë të Delvinës. Burime e mbrëndshme bënë me dije se një person i maskuar ka hyrë në orën 03:00 të mëngjesit në banesën e Kosta Shapo, ku ky i fundit jetonte i vetëm.
Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe me pas e ka goditur në fytyrë e stomak, ndonëse Shapo ishte invalid (Kishte vetëm një këmbë). Autori ka arritur t’i marrë tre kartmonedha 5000 leke, në total 15 mijë leke të reja dhe është larguar.
Ndërkohë, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore dhe ambulanca mbërritën në shtëpinë e të moshuarit, të cilin e transportuan për ndihmë mjekësore në spital. Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Sigal