U vra në derën e shtëpisë, zbulohet e shkuara e errët e 43-vjeçarit Krygja

731
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 43-vjeçarit Gjergj Krygja, mesditën e djeshme në Dukagjin.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Krygja të jetë dënuar me dy vite burg në Itali për trafik droge, dhe më pas është depërtuar drejt Shqipërisë, ku dhe në Dukagjin dyshohet të jetë përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Krygja u ekzekutua dje në derën e banesës së tij, ndërsa autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar. Dyshohet se ata kanë lëvizur në zonë me një makinë fuoristradë, për shkak të terrenit mjaft të vështirë në fshatin Sume.

Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vendore të 2015 në qendrën e votimit me numër 0092, si përfaqësues i Partisë Socialiste, kohë kur Partia Demokratike akuzonte mazhorancën e asaj kohe për vjedhje të votave.