Opozita maqedonase në protestë, bllokohet dogana e Qafë-Thanës sot në orën 17.00 – 18.00

546
Pika doganore e Qafë Thanës do të bllokohet për një orë sot pasdite.
Sipas Drejtorisë së Kufirit e Migracionit në Korçë, në pikën doganore të Qafë Thanës nuk do të kryhet asnjë veprim në hyrje – dalje për shkak të një proteste që do të zhvillojë opozita maqedonase.
“Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase”, sqaron policia.
Sigal