Tiranë/ E refuzoi për t’u lidhur, e godet me thikë në bark

416
Refuzimi për një lidhje sa nuk i ka marrë jetën një vajze në Tiranë. 30-vjeçarja me banim në lagjen “Ali Demi” ka refuzuar disa herë një mashkull i cili i tërbuar nga refuzimi e ka qëlluar disa herë me thikë në bark dhe më pas e ka çuar vetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth rës 03:30 të mëngjesit dhe është mësuar nga policia vetëm pasi e dëmtuara është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se e plagosura është A.E, 30 vjeç, ndërsa në bazë të deklarimeve të saj paraprake autor i dyshuar i ngjarjes është 45­-vjeçari Ervin Kora.
Ai është shpallur në kërkim policor me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa A.E. vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës. Burime nga grupi hetimor thanë se A.E. ka qenë duke u kthyer për në shtëpi, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, në afërsi të zonës së “Ali Demit”, kur është ndeshur me të dyshuarin Ervin Kora. Sipas dëshmisë së 30­ vjeçares, ai ka qenë i dehur në momentin që është përballur me të. Pasi ka debatuar për pak çaste, ai i ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe i ka thënë se do ta vriste.
Sigal