Tiranë, 50 gram lëndë eksploziv poshtë një automjeti të parkuar

404
Sigal

TIRANE – Një makinë të parkuar në zonën e “Kongresit të Lushnjes” në Tiranë dyshohet se i është vendosur eksploziv. Mësohet se automjetit tip “Alfa Romeo” me targa AA 601 FP i është konstatuar një objekt i dyshimtë në pjesën e poshtme të tij, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se automjeti, ndodhet e parkuar rreth 200 metra larg nga Komisariati i policisë Nr.2 në kryeqytet. Forcat xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për verifikimin e objektit të dyshimtë.