Tiranë/ 36-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati

322
Sigal

Një 36-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Tiranë duke u hedhur nga kati i 5-të i pallatit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh” në kryeqytet. Ende nuk dihen motivet që kanë shtyrë 36-vjeçaren të vetëhidhet nga lartësia. Identiteti i saj nuk bëhet me dije. Policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat raporton se bëhet fjalë për M.Ll.