Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, plagoset një person

15
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malikaj të Velipojës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

I plagosur ka mbetur E.P ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

Ende nuk ka informacion mbi rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.