Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia: Na u raportua një vrasje në telefon

469
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet, pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Policia e Tiranës njofton se ka marrë një telefonatë në orën 10:30 që raportonte për një vrasje.
Raportohet se një qytetar telefonoi redaksinë për të raportuar ngjarjen.

Nuk dihen detaje të tjera për rastin, ndërsa uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes pranë stadiumit “Selman Stermasi”.
Sigal