Të shtëna me armë tek “Fresku”, vëllai vret vëllanë dhe më pas kryen vetëvrasje

28
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë në rrugën ‘Xhon Belushi’. Burime për Telegraf.al bëjnë me dije se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllanë e më pas ka vrarë veten.

Vehap Cami ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur vëllain e tij Lulëzim Cami dhe më pas ka vrarë veten. Dy vëllezërit janë të moshës rreth 60 vjeç.

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.