Suel Çela dhe Vis Poja, SPAK kujtohet pas zgjedhjeve! Berisha i akuzoi gjatë fushatës se po blinin vota për Ramën!

38
Sigal

Prokuroria e Posaçme SPAK dhe Drejtoria e Antimafias së Barit njoftuan paraditen e sotme goditjen e një grupi kriminal italo-shqiptar, të përfshirë në trafikun e lëndëve të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Një ndër personazhet kryesore të këtij grupi është Elvis Doçi, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës, për të cilin nuk ka informacione nëse është arrestuar dhe duket se i ka shpëtuar operacionit të Policisë.

Burime tejet të rezervuara nga Policia e Shtetit deklarojnë se personat e dyshuar si anëtarë të organizatës kriminale dhe rezidentë në Shqipëri janë mbajtur nën vëzhgim prej të paktën tre javësh. Por, operacioni, i cili në vendin tonë nuk arriti goditje domethënëse, u zhvillua vetëm këtë mes jave.

Hetimi është zhvilluar në bazë të verifikimit të komunikimeve Sky/ECC. Është ende e paqartë nëse vendimi për ndërhyrjen këtë të mërkurë është marrë nga pala italiane apo nga SPAK-u, por ky zhvillim ndodh disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Elvis Doçi ose Visi i Pojës është akuzuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si një prej krerëve të organizatave kriminale në Shqipëri që po blinte vota ose po kërcënonte qytetarët në Durrës, në favor të Partisë Socialiste.

SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ndërmorrën asnjë veprim mbi këto akuza publike. Njëlloj, SPAK veproi edhe me një tjetër eksponent të rëndësishëm të botës së krimit në Shqipëri, Suel Çela.

I konsideruar si kreu një organizate kriminale që vepron në Elbasan, Suel Çela dhe banda e tij janw akuzuar nga Berisha dhe zyrtarë të tjerë të opozitës, se u pwrfshinw në njw fushatw tw fortw intimidimi tw qytetarëve dhe blerjen e votave për partinë e Edi Ramës. Rezultat më i dukshëm i kësaj ndërhyrje të paprecedentë dhe flagrante besohet se është marrja e mandatit të deputetit nga një kandidate anonime e socialistëve, Sara Mile.