Skrapar, aksidenton rëndë 59-vjeçaren nga Tirana, arrestohet emigranti

409
Sigal

Kishte shkuar tek të afërmit në qytetin e Çorovodës, aksidentohet rëndë 59-vjeçarja nga Tirana, e cila ka marrë plagë të rënda në trup. Burime zyrtare të policisë së Çorovodës bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Maksim Seferi, 28 vjeç, banues në qytetin e Çorovodës. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë për arsye se në orën 12:30, në qendër të qytetit Çorovodës, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Seat” me targa YMN 5877, me leje drejtimi të shtetit grek, ka aksidentuar rëndë shtetasen me iniciale T.N. 59 vjeç, banuese në Tiranë. Pas aksidentit 59-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe ka marrë mjekimet e para Mjekët kur kanë parë se gjendja e 59-vjeçares është kritike për jetën nga frakturat e marra, por dhe nga hemorragjia e kanë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Më pas policia ka kryer arrestimin e shtetasit Maksim Seferi. Ndërsa grupi hetimor, pas kryerjes së hetimeve ka dalë në konkluzionin se 28-vjeçari ka qenë me shpejtësi dhe nuk e ka shmangur dot aksidentin