Shpërthimi në Lushnje, kush është vinçieri që humbi jetën – FOTO

18
Sigal

Personi në foto është Roland Hoxha (Verçani), vinçieri i cili humbi jetën sot teksa punonte në një kapanon në Lushnje.

Pasditen e sotme, babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha ndodheshin në vinçin që aksidentalisht dyshohet se preku linjën e tensionit të lartë. Dyshohet se një një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas 6 të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, humbi jetën disa orë pas ngjarjes, pas transportimit te Trauma.

I riu raportohet se kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Qytetarë të Lushnjes që kanë njohje me viktimat thanë se e sotmja ishte dita e parë e punës për të dy.