Shpërthen me eksploziv automjeti i 42-vjeçares në Vlorë (Emri)

549
Një automjet ka shpërthyer me lënde eksplozive në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ i shtetases Vejushe Dalipaj, 42 vjeç ishte i parkuar pranë banesës së saj në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ kur ka shpërthyer.
Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Forca policie kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen autorëve si dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.
Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal