Trafiku i drogës me avion, ja emrat e të arrestuave, mes tyre polici Vilson Lamaj

521
Policia e shtetit ishte në një konferencë të përbashkët me policinë italiane për operacionin.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe një polic ndërsa në Itali arrestua Vilson Lamaj.
Mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.
Personat e arrestuar ne vendin tone jane:
– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
Deklarata e policise se shtetit
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Prokurorinë për Krime të Rënda ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, operacionin ndërkombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike të koduar “Fluturimi i lirë”, duke vënë në pranga 14 persona.
Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë.
Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar
në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.
Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël.
Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit.
Në këtë kuadër, mëngjesin e datës 24 gusht 2015, avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.
Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.
Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, intinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqipëtare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve.
Sapo mjeti fluturues ka zbritur në tokën italiane, është kryer bllokimi i tij.
Ndërkohë që policia shqiptare ka ndaluar në orët e natës 6 persona, të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe 1 punonjës policie.
Personat e ndaluar në Shqipëri janë:
– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
Në vijim të këtij hetimi, vazhdon bashkëpunimi me Policinë italiane për thellimin e hetimit për të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Falenderojmë për bashkëpunimin misionin Interforce dhe strukturat homologe në Itali.
Sigal