Shpërthen makina në parkimin e një pastiçerie në Tiranë

493
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një makine pranë stadiumit Qemal Stafa në Tiranë. Burimet paraprake bëjnë me dije se është plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale Xh. L. 61 vjeç. Të njëjtat burime thanë se tritoli shpërtheu në një automjet tip BMW X5, me targa AA 122 JM. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën.
Sigal