Dhuna ndaj nxënësve, Nikolla mbledhje urgjente me drejtorët e Arsimit

81
Një ditë pasi një mësues në Ostren të Dibrës ka dhunuar disa nxënës, pasi ishte në gjendje të dehur, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me drejtorët e Arsimit në mbarë vendin. Ministrja Nikolla ka kërkuar që të bëhet inspektim në të gjitha shkollat, e konkretisht në ato të Qarkut të Dibrës. Duke theksuar që të mos tolerohet dhuna në shkolla, ministrja e Arsimit i ka kërkuar drejtorëve të Drejtorive Arsimore Rajonale që të informojnë për gjendjen dhe problematikat.
Sigal