Një person është gjetur i mbytur në bregdetin e Darzezës në Fier.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ai është një 71-vjeçar me iniciale K.M, i cili kishte shkuar për të peshkuar.
Nga të dhënat e para nuk janë zbuluar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qenë duke peshkuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




















