Ekzekutimi i Devi Kasmit, gjykata lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimio Eftimiu

209
Sigal

Greku Eftimio Eftimiu është dënuar përfundimisht me vendim të formës së prerë me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Eftimio Eftimiun.

Ish komandoja e forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018.

Po ashtu, u dënua me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen.