Shkodër, Tonin Gjergji vritet me armë teksa udhëtonte me makinë

468
Një vrasje në orët e para të ditës së premte ka tronditur kryqendrën e veriut të Shqipërisë. Tonin Gjergji është qëlluar pë vdekje teksa ishte duke udhëtuar me një automjet me targa të huaja në rrugëm Bushat-Mjedë.

Menjëherë pasi në drejtim të tij është qëëlluar me armë mjeti ka përfunduar në një kanal në krah të rrugës, duke rënë në ujë me thellësi deri në 3 metra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stajkë, ndërkohë që nuk dihen motivet e ngjarjes. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Sigal