Shkodër/ Ishte drejtuar për të shuar vatrën e flakëve, zjarrëfikësja përplaset dhunshëm me autoveturën

227
Sigal

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në lagjen Rus në Shkodër.

Një zjarrëfikëse e cila ishte drejtuar për të shuar një vatër zjarri është përplasur me një automjet gjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes mjeti zjarrfikës dhe autovetura kanë pësuar dëmtime të shumta por nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, shkak sipas të dhenave të para dyshohet se është bërë mosrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia.