Përplasi të miturën afgane në Shëngjin dhe u largua, ndalohet drejtuesja e automjetit

165
Sigal

Është ndaluar drejtuesja e automjetit që përplasi 7-vjeçaren afgane në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16.00 të kësaj të premte.

A. F. 7 vjeçe u godit nga një automjet në lëvizje i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të makinës që shkaktoi aksidenitn duke bërë ndalimin e një “Fiat Punto” me drejtuese L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin, e cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, konkretisht mjeti tip “Fiat Punto” me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.