Shkodër/ Asgjësohen 1470 kubikë me bimë narkotike

479
Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të Planit të Veprimit hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur asgjësimin e 1470 kubikëve me bimë narkotike. 
Në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në fshatin ‘Kir’, në komunën “Pult”, në Shkodër, ku u gjet dhe sasia e bimëve narkotike, e llojit Canabis Sativa, e mbjellë në gota plastike. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. 
Ndërkohë edhe gjatë ditës së djeshme, efektivët e komisariatit të policisë Shkodër, në sajë të operacioneve antikanabis bënë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 157 rrënjëve kanabis të mbjella, pas kontrollit të ushtruar në fshatin “Mazrek”, në Shkodër, në vendin e quajtur“Hans”. 
Policia ka nisur hetimet për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të ”Kultivim i bimëve narkotike.
Sigal