Shkodër, aksident rrugor, shoferit i bie infarkt gjatë udhëtimit

440
Drejtuesi i një automjeti ka pësuar infarkt teksa udhëtonte në qarkun e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zus. Drejtuesi i mjetit është identifikuar me inicialet I. Ç., dhe pasi ka pësuar infarkt automjeti i tij ka dalë nga rruga duke u përplasur. Për rrjedhojë, personi në fjalë ka gjetur vdekjen, shtojnë më tej burimet.
Sigal