Shkëmbim zjarri me RENEA-n, arrestohet ekstremisti grek në Gjirokastër

469
Sigal

Ka përfunduar ndjekja dhe aksioni për kapjen e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifa në Gjirokastër. Ky i fundit sulmoi me armë zjarri të llojit automatik automjetin e policisë, pikërisht sot në ditën e festës së Greqisë.

RENEA, FNSH dhe helikopterë u vunë në ndjekje të 35-vjeçarit, i cili u lokalizua pranë Depove të Ujit. Por, Kaçifa është munduar të bëjë rezistencë, duke vijuar sulmin me armë ndaj forcave të RENEA-s. Së fundmi. Para disa minutash është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i grekut, i cili është anëtar i forcave speciale të ushtrisë greke.