Një ngjarje skandaloze raportohet të ketë ndodhur në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Shefi i Departamentit të Marketingut, profesori Mirdaim Axhami akuzohet është futur në sallën e provimeve dhe ka qëlluar pedagogen Liljana Billa.
Rasti është denoncuar menjëherë në Policinë e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit Nr.1 kanë mbërritur në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
Pasi është pyetur pedagogia Liljana Billa Elmazi, është bërë arrestimi profesorit Mirdaim Axhami si person i dyshuar. Ngjarja është parë dhe nga studentët, të cilët kanë qenë duke dhënë një provim të sezonit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës.


















