Sërish aksident në vend! 22-vjeçari humb kontrollin e makinës, plagoset pasagjeri

24
Sigal

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.