Sekuestrohet “perandoria” e të fortit prej miliona eurosh, policia jep detaje: E ngritur me para të krimit

504
Thuajse një perandori e tërë pasurish është sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasuri këto që dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” , nga ana e Specialistëve të hetimit të Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është bërë sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i referuar në Prokurori nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Pasuritë e sekuestruara janë:
Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2
Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2
Tokë e ndodhur në zonën e bregetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2
Në total me një vlerë tregu pasuri të sekuestruar arrijnë vlerën 4 milon Euro.
Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.
Sigal