Sekuestrohen 45 kg marijuanë në Itali, në pranga shqiptari

416
Gjatë një operacioni antidrogë në Itali, policia ka arrestuar nëntë persona, mes tyre një shqiptar i cili ishte “kapoja” i grupit. Në sajë të operacionit të koduar “Arrow”, nëntë persona janë arrestuar në qytetin e Padovas në Itali. Policia sekuestroi 45 kilogramë marijuanë dhe mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili konsiderohet si koka e grupit që drejtonte dhe udhëzonte 8 nigerianët. Karabinierët sekuestruan edhe 60 mijë euro cash.
Sigal