Sarandë, arrestohet kapiteni turk i anijes, i gjejnë dikë në hambar

466
Policia Kufitare dhe Policia e Sarandës kanë arrestuar dy shtetas turq, N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi dhe E.A., 40 vjeç, banues po në  Bodrum, Turqi.
Sigal

Policia Kufitare kontrolloi një anije të ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten E.A, por aty gjeti të fshehur brenda, patriotin e tij N.I. Këtij personi iu kërkuan dokumentat por doli se i kishte të falsifikuara.

Ndaj, të dyve iu vunë prangat në vend.Dosja e tyre iu dërgua Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.