Rrezikon jetën turisti nga Kosova, shpëtohet nga policia

37
Sigal

Një tjetër turist nga Kosova ka rrezikuar jetën sot në ujërat e bregdetit të Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.

42-vjeçari kishte shkuar në thellësi dhe është dashur ndihma e policisë me skaf për ta nxjerrë në breg. Më pas, ai është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku është nën kujdesin e mjekeve.

Rastet e pushuesve nga Kosova që rrezikojnë jetën në bregdetin e Shëngjinit kanë qenë të shumta këtë sezon turistik.