Rënie gurësh në Bypass-in e Murrizit, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

33
Sigal

Mbrëmjen e kaluar lartësitë 1000 metra mbi nivelin e detit u përfshinë nga reshjet e borës por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Trashësia e borës në zonat e thella arriti deri në 15 centimetra por nuk u bë shkak për bllokimin e qarkullimit të banorëve drejt zonave urbane.

Vështirësi pati byppasi i rrugës së Arbrit në Qafën e Murrizit. Për disa orë drejtuesit e mjeteve qarkulluan me vështirësi për shkak të prezencës së borës ndërsa ndërhyrja e borëpastrueseve.

Ndërkohë mesditën e sotme në këtë segment rrugor probleme pati me rënien e gurëve si pasojë e shkrirjes së tokës.

Në disa pjesë të bajpasit, ka rënie të vazhdueshme ndërsa këshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm teksa lëvizin në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër.