Detaje nga zjarri në Tiranë, asfiksohen dy persona

500
Sigal

Detaje të reja kanë dalë pas zjarrit të rënë në panelin elektrit të një pallati në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet.

Budime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ndonëse zjarri është fikur nga forcat zjarrfikëse, për shkak të tymit të madh janë asfiksuar dy të moshuar të cilët po marrin ndihmën e parë nga mjekët.

Policia po punon për evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit, ndërsa mësohet se për shkak të tymit të madh, disa banorë kanë dalë nëpër ballkone e disa të tjerë janë ngjitur në tarracë, ndërsa akuzojnë firmën e ndërtimit. Ata shprehen se është hera e dytë që ka rënë zjarr në këto pallate.

Në njoftimin e policisë thuhej: 

Tiranë

Informacion Paraprak

Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit.

Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.