Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Rrogozhinë, humb jetën edhe një grua

259
Sigal

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi sot në Rrogozhinë. Policia bën me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeria në një nga mjetet e aksidentuara, me drejtues shtetasin me inicialet B. K.

Në aksidentin e rëndë u përfshinë tre makina e si pasojë, humbi jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi T. M., rreth 54 vjeç.